Njoftimi për privatësinë 

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të përpunojë të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Të dhënat tuaja do të përdoren vetëm për:

  • dërgimin e përditësimeve lidhur me UEFA Under-21 EURO 2027;
  • informimin mbi biletat, lajmet dhe aktivitetet për tifozët;
  • menaxhimin e preferencave të komunikimit;
  • përmirësimin e eksperiencës dhe angazhimit të tifozëve.

Të dhënat personale nuk do të shiten tek palë të treta.

FSHF mund të ndajë informacion të kufizuar me UEFA dhe ofrues shërbimesh zyrtarë të përfshirë në komunikimin, ticketing-un ose aktivitetet për tifozët, gjithmonë në përputhje me standardet e mbrojtjes së të dhënave.

Të dhënat do të ruhen në mënyrë të sigurt dhe vetëm për periudhën e nevojshme për realizimin e qëllimeve të përshkruara më sipër ose sipas detyrimeve ligjore.

Ju keni të drejtë të:

  • aksesoni të dhënat tuaja personale;
  • kërkoni korrigjimin ose fshirjen e tyre;
  • tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë;
  • kundërshtoni forma të caktuara të përpunimit;
  • kërkoni kufizimin e përpunimit;
  • paraqisni ankesë pranë autoritetit kompetent mbikëqyrës.

Mund të çregjistroheni nga komunikimet në çdo moment përmes linkut “unsubscribe” në email ose duke kontaktuar direkt FSHF.

Për pyetje mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, ju lutemi kontaktoni: info@fshf.al me subjekt email GDPR/Data Protection